KUSH I TREMBET VOTES/ SHPERTHEN BAÇI: 10-15 DEPUTETE KERKOJNE TE FSHIHEN PAS LISTAVE TE MBYLLURA

KUSH I TREMBET VOTES/ SHPERTHEN BAÇI: 10-15 DEPUTETE KERKOJNE TE FSHIHEN PAS LISTAVE TE MBYLLURA

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, theksoi se partia ku ai bën pjesë, për herë të parë ka dalë shumë qartë për një listë 100% të hapur. “Për herë të parë, Partia Demokratike me opozitën ka dalë shumë e qartë me propozime për sistemin zgjedhor: listë 100% e hapur. Jo listë e hapur, por me 10% të mbyllur që të ruajmë ata që nuk duhet të futen në garë. Do të jetë për turpin e Partisë Demokratike që të pranohet një listë me përqindje sado të vogël të mbyllur, për të ruajtur 10-15 deputetë që, për mendimin tim, i tremben elektoratit dhe votës së qytetarëve”, tha Baçi. “Çdo deputet duhet të artikulojë qartë që është për listë të hapur 100%. Pastaj, se është proporcional kombëtar...