Shqipëria në sytë e Eugène Pittard, çelet në Korçë ekspozita me fotografitë e studiuesit zviceran
Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë të çelur në Galerinë e Arteve Digjitale. Ekspozita prezanton imazhe që dokumentojnë jetën e përditshme, kulturën, veshjet tradicionale dhe portretet e shqiptarëve të fillimshekullit XX, duke sjellë një udhëtim të rrallë në kohë përmes objektivit të studiuesit zviceran. Kuratori Elton Koritari vlerësoi kontributin e Pittard në dokumentimin e historisë dhe identitetit shqiptar, dhe solli në vëmendje edhe rolin e tij në themelimin e Kryqit të Kuq Shqiptar. “Ka themeluar kryqin e kuq shqiptar, ka sjellë ndihmat e para në Shqipëri, ambasador i mrekullueshëm por në e kemi trajtuar si artist. Në vizitën e tij të dytë në Shqipëri mori aparat...
Burimi:
vizionplus.tv