I nxehti “përvëlon” Europën Jugore, situata më kritike është në Greqi, autoritetet bëjnë apel për kujdes
Greqia po përballet me temperatura shumë të larta që vijojnë të qëndrojnë mbi normalen. Në ditët në vijim termometri pritet të arrijë deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit. Moti i nxehtë, i kombinuar me erërat rrit ndjeshëm mundësinë e përhapjes së shpejtë të zjarreve. Sipas Hartës së Parashikimit nga Zjarri të Mbrojtjes Civile greke, alarmi përfshin Atikën, Cikladet, ishujt e Egjeut, si dhe zona të Greqisë Qendrore dhe Peloponezit. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo aktivitet që mund të shkaktojë zjarr. Ndërkohe edhe vende të tjera në Europë po përballen me një situatë të rënduar nga moti ekstrem dhe zjarret. Në Serbi, zjarret vijojnë të jenë aktive dhe BE-ja ka dërguar helikopterë dhe...
Burimi:
vizionplus.tv