Haaland “shokon” fansat me pamjen e re, ylli i Manchester City-t heq dorë nga flokët e gjatë

Haaland “shokon” fansat me pamjen e re, ylli i Manchester City-t heq dorë nga flokët e gjatë

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, ka surprizuar fansat duke prerë flokët e tij të gjatë bjondë, të cilët prej vitesh janë kthyer në një prej tipareve më karakteristike të pamjes së tij. Ylli 26-vjeçar i Norvegjisë është shfaqur me një prerje shumë të shkurtër, në stil ushtarak, përpara ndeshjes së parë të City-t në sezonin e ri ndaj Bournemouth. Flokët e gjatë kanë qenë pjesë e pandashme e imazhit të tij “viking”, krahas paraqitjeve dhe rekordeve të tij në fushën e futbollit. Haaland e ka ndarë transformimin me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar disa foto që tregojnë hap pas hapi procesin e rruajtjes. “Flokë të shkurtër, nuk më intereson”, shkroi ai, ndërsa në një tjetër video shtoi: “Sezon i ri, prerje e re”....