Aleanca i “hedh qymyr” qeverisë, partia e Haradinajt akuzon Albin Kurtin për terr energjetik
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, bashkë me anëtarë të tjerë të partisë, ka hedhur qymyr para selisë së Qeverisë, në shenjë proteste ndaj situatës energjetike dhe asaj që e cilëson si terr politik në vend. “Me Kurtin dhe Vetëvendosjen gjatë këtyre 6-7 viteve të fundit, Kosova, nga një terr energjetik që e kanë mbajtur, po kalon në terr politik. Ajo që e kemi tepër të qartë është se mesazhi dhe simbolika e qymyrit të Kosovës është se Kosova edhe më tutje po fle mbi qymyr, por rryma nuk prodhohet këtu”. Ndërsa, duke folur për humbjet shumë milionëshe dhe sigurinë e punëtorëve në minierë, ai tha: “Një prej pikave kryesore të ofertës gjashtëpikëshe të Aleancës lidhet me termocentralin e ri të Kosovës...
Burimi:
vizionplus.tv