“Shpirti i Ballkanit”, në Korçë, grupe artistike nga vende të ndryshme performojnë në festivalin ndërkombëtar
Korça mirëpriti edhe këtë vit festivalin ndërkombëtar “Shpirti i Ballkanit”, një ngjarje kulturore tashmë e kthyer në traditë për qytetin, ku grupe artistike nga vende të ndryshme të rajonit sollën kostumografinë, veshjet popullore, etnografinë, vallet dhe këngët tradicionale të popujve të Ballkanit. Koreografi i njohur Ali Beli theksoi se Ballkani, përtej nocionit gjeografik, përbën një hapësirë të përbashkët kulturore ku ngjashmëritë mes popujve janë të shumta. “Ballkani është një nocion gjeografik, por në tërësinë e tij, sa i përket kulturës dhe traditës, ka shumë të përbashkëta. Për ne, ‘Shpirti i Ballkanit’ është dashuria që kemi ne dhe popujt e tjerë për trashëgiminë kulturore. Kostumografia nuk mund të themi se është e njëjtë, pasi secili vend ka veçantitë e veta, por vallet kanë shumë elementë të...
Burimi:
vizionplus.tv