Ryan Gosling bëhet pjesë e Marvel Cinematic Universe, do të interpretojë Ghost Rider
Ryan Gosling do t’i bashkohet zyrtarisht Marvel Cinematic Universe (MCU), duke marrë rolin e shumëpritur të Ghost Rider, një prej personazheve më të njohur dhe më misteriozë të Marvel. Lajmi u bë publik gjatë një njoftimi surprizë në San Diego Comic-Con, ku aktori u shfaq në skenë mes duartrokitjeve dhe entuziazmit të madh të fansave. Gjatë prezantimit, presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige, tha se prej kohësh ishte pyetur nga publiku se kur Gosling do t’i bashkohej universit kinematografik të Marvel. Pak çaste më vonë, dritat në sallë u fikën dhe, kur u ndezën sërish, aktori u shfaq në skenë, duke konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e tij në projekt. “Uau, a po ndodh vërtet kjo?”, u shpreh Gosling para publikut, ndërsa shtoi se Ghost Rider është...
Burimi:
kultplus.com