Protesta dhe fishkëllima në Eurovision, reagon këngëtari izraelit Noam Bettan
Përfaqësuesi i Izraelit në Eurovision Song Contest 2026, Noam Bettan, ka deklaruar se mbeti i habitur nga protestat që ndërprenë performancën e tij gjatë gjysmëfinales së parë në Vjenë. Sipas raportimeve, gjatë interpretimit të këngës “Michelle”, në sallën Wiener Stadthalle u dëgjuan fishkëllima dhe thirrje si “Stop gjenocidit”, ndërsa disa protestues u larguan nga sigurimi. Në një intervistë për BBC-në, Bettan tha se ishte në dijeni të tensioneve përpara performancës, por reagimi i audiencës sërish e tronditi. “Dëgjova fishkëllima dhe gjithçka tjetër. Ishte një moment shoku për mua”, u shpreh ai. Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision vazhdon të shkaktojë debate për shkak të luftës në Gaza. Pesë transmetues publikë europianë nga Spanja, Holanda, Irlanda, Islanda dhe Sllovenia, bojkotuan edicionin e këtij viti, duke argumentuar se pjesëmarrja...
Burimi:
javanews.al