Holanda bojkoton Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda bojkoton Eurovision 2027 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Holanda ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision 2027, duke e arsyetuar vendimin me shqetësimet për ndikimin e konflikteve ndërkombëtare, veçanërisht luftës në Gaza, në karakterin neutral të konkursit. Drejtori i Përgjithshëm i transmetuesit holandez AVROTROS, Taco Zimmerman, tha se konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në festival dhe se Eurovisioni është shndërruar në një platformë përçarjeje. “Është e pamohueshme që konfliktet ndërkombëtare po ndikojnë gjithnjë e më shumë në Festivalin Evropian të Këngës, duke minuar karakterin e tij neutral”, deklaroi Zimmerman. Vendimi vjen në një kohë kur konkursi është përballur me bojkotime dhe kritika për pjesëmarrjen e Izraelit. AVROTROS vlerësoi se ndryshimet e paralajmëruara nga organizatorët nuk janë të mjaftueshme për të rikthyer besimin në...