“Vizatimi në Lumë”, ekspozita personale e Agron Blakçorit hapet në Preshevë
Instituti i Artit Bashkëkohor DELFIN do të prezantojë ekspozitën personale “Vizatimi në Lumë” të artistit Agron Blakçori, e cila do të hapet më 28 gusht 2026, në orën 11:00, në hapësirat e Bukëpjekësit “Drini i Bardhë” në Preshevë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 15 dhjetor 2026. “Vizatimi në Lumë” nis nga një pyetje e thjeshtë, por thelbësore: Si vizatohet mbi diçka që nuk qëndron? Në konceptin e ekspozitës, lumi nuk mban asgjë dhe vija që vendoset mbi të hyn vetëm për t’u zhdukur, përcjell KultPlus. Pikërisht në këtë tension mes gjurmës dhe zhdukjes, kujtesës dhe harresës, pranisë dhe humbjes, zhvillohet puna e Agron Blakçorit. Vizatimi nuk trajtohet thjesht si imazh, por si një nevojë dhe si një formë e vazhdimit...
Burimi:
kultplus.com