Në Kyoto nis Kongresi i 32-të Ndërkombëtar i Hortikulturës

Në Kyoto nis Kongresi i 32-të Ndërkombëtar i Hortikulturës

Në Kyoto të Japonisë ka nisur Kongresi i 32-të Ndërkombëtar i Hortikulturës (IHC2026), një prej forumeve më të rëndësishme shkencore ndërkombëtare në fushën e hortikulturës. Kongresi do të zhvillohet deri më 28 gusht 2026, me pjesëmarrjen e studiuesve, akademikëve, ekspertëve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme të botës. Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore merr pjesë edhe akad. Nazim S. Gruda, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i cili ka një rol të veçantë në strukturat shkencore të kongresit. Akad. Gruda është anëtar i Komitetit Shkencor të IHC2026, si dhe pjesë e Komitetit Shkencor të Simpoziumit S14, me temë “International Symposium on Evaluating the Impact and Scaling of Innovations for Sustainable Horticulture”, që fokusohet në vlerësimin e ndikimit dhe shtrirjen e inovacioneve për një...