Dua Lipa: “Tani dua të zbuloj çfarë ndodh kur e gjen vërtet dashurinë”

Dua Lipa: “Tani dua të zbuloj çfarë ndodh kur e gjen vërtet dashurinë”

Dua Lipa është protagoniste e numrit të shtatorit 2026 të “Vogue Italia”, duke sjellë një tjetër paraqitje të saj në një prej revistave më prestigjioze të modës në botë. Në intervistën për kopertinën e “Vogue Italia”, Dua Lipa flet për dashurinë, martesën me Callum Turner, familjen, muzikën, modën dhe një etapë të re të jetës së saj, tashmë në moshën 31-vjeçare. Një prej temave kryesore të intervistës është pikërisht dashuria. Në këngën “Training Season”, Dua këndonte për dëshirën për të gjetur dashurinë e vërtetë. Sot, pas martesës me aktorin Callum Turner, ajo thotë se dëshiron të eksplorojë një tjetër anë të saj. “Tani dua të zbuloj çfarë ndodh kur e gjen vërtet dashurinë. Më interesojnë kompleksitetet e një marrëdhënieje, aspektet e saj më të heshtura,...