Tema e edicionit të Bienales Ndërkombetare te Artit Bashkëkohor të Durrësit

Tema e edicionit të Bienales Ndërkombetare te Artit Bashkëkohor të Durrësit

Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit pamor dhe ky vit shënon edicionin e 2-të të tij, ku falë përfshirjes së vendeve të ndryshme nga e gjithë bota ka si qëllim shpërfaqjen dhe spikatjen e vlerave artistike të së tashmes tonë nëpërmjet qasjes konceptuale dhe filozofike të artistëve bashkëkohor mbi temën: “Periferia: Tranzicione pamore”. Qenia njerëzore në rrugëtimin e saj është organizuar sistematikisht në shoqëri. Kjo veçori tipike e qenies njerëzore ka për qëllim të bashkëndajë ekzistencën e vet me të tjerë të ngjashëm. Një aspekt antropologjik që mundësoi lindjen e qyteteve e rrjedhimisht edhe të periferive. Periferia është e barasvlershme me perimetrin, me kufizimin e një territori, apo peizazhin brenda secilit ndërvepron një grup shoqëror....