Lulëkuqe

Lulëkuqe

Poezi nga Asdreni Lulëkuqja e mjeraAsgjëkund s’ka shtëpiE shkon jetën n’arratiAjo s’është si të tjeraS’ka stoli! Fushës, kodrës, del vetiuVerës ngrohet, dimrit ngrinVetë shkunde, vetë mbinDhe, kur skuqe, vjen veriuDhe e përfshin Nëpër këmbë gjith’ e shkelin,Vend në kopshtet ajo s’kaDorë ndihme kurrë s’pa;As e mbjellin, as e vjelinShkoi u tha… Po veç ngjyra e saj si zjarri,Si një yll që xixëllonTërë bota e imitonËshtë shenjë për së mbariNga shikon Ajo ngjyrë kur zë shfaqetMbreti frone shkon e leNjerëz robër fare s’shehVjen e drejta del ne faqetSi Zot je Ajo ngjyrë nd’ato fletëËshtë shpresa që tregonNjë të ardhme q’ëndërronËshtë flamuri ynë vetëQë valon!/KultPlus.com Screenshot