Jacob Elordi shmang pyetjen për James Bond: Jam me pushime
Aktori australian Jacob Elordi nuk ka dashur të komentojë zërat se mund të jetë kandidati i radhës për rolin e James Bond. Gjatë premierës së filmit të tij të ri “The Dog Stars” në Londër, Elordi u pyet për mundësinë që të interpretojë agjentin 007, por zgjodhi t’i shmangej përgjigjes duke thënë me humor se ishte “me pushime”. Emri i aktorit është përmendur prej kohësh në listën e kandidatëve për të zëvendësuar Daniel Craig, i cili u largua nga roli pas “No Time to Die”. Producentja Amy Pascal ka thënë se një njoftim për aktorin e ri që do të luajë Bond pritet të bëhet deri në fund të vitit.
Burimi:
syri.net