Tentative grabitje në Saint-Tropez, katër persona të armatosur terrorizojnë familjen e miliarderit brazilian

Tentative grabitje në Saint-Tropez, katër persona të armatosur terrorizojnë familjen e miliarderit brazilian

Një familje braziliane me pasuri të jashtëzakonshme përjetoi momente terrori në një vilë luksoze në Saint-Tropez, pasi katër burra të armatosur hynë me forcë në rezidencë gjatë orëve të para të mëngjesit dhe kërcënuan banorët për t’u marrë para, bizhuteri dhe sende me vlerë. Biznesmeni brazilian, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 1.4 miliardë dollarë, kishte marrë me qira vilën për dy javë, së bashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij. Rezidenca, me pamje nga Mesdheu dhe Gjiri i Saint-Tropez, dyshohet se ishte përzgjedhur më herët nga autorët e grabitjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 të 16 korrikut, pak pasi dy djemtë e biznesmenit ishin kthyer nga një mbrëmje në Saint-Tropez, së bashku me partneret e tyre. Katër grabitësit, nga Marseja, mbërritën pranë...