“Vëmendja në Pukë, Dajt e Dibër”- Normalizohet situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Nga 18 vatra, vetëm 5 aktive! S’ka rrezik për banorët
Normalizohet situata e zjarreve në vend gjatë ditës së sotme, edhe pse ka ende vatra aktive dhe operacioni vijon nga toka dhe ajri. Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 14:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje. “Në operacionet e sotme janë angazhuar 216 forca operacionale dhe 8 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin ndërhyrjet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë dhe 2 helikopterë”, tha ministria. Vëmendja kryesore mbetet në Malin e Dajtit, ku vijon ndërhyrja me 30 efektivë të FA-së, 30 zjarrfikës dhe mbështetje nga ajri me helikopter; pavarësisht terrenit të vështirë, nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Pukë, situata ka shënuar përmirësim të ndjeshëm: zjarri...
Burimi:
javanews.al