Pogradeci feston koranin, tradita e kuzhinës dhe muzika sjellin gjallëri buzë liqenit
Pogradeci i ka kushtuar edhe këtë vit një mbrëmje të veçantë koranit, peshkut simbol të liqenit të Ohrit, duke bashkuar në një aktivitet shijen tradicionale, gastronominë vendase dhe muzikën. Muajt gusht dhe shtator përkojnë me periudhën e pasurimit të liqenit me rasatin e koranit, ndaj Festa e Koranit është kthyer në një nga aktivitetet që i jep jetë sezonit turistik në qytet. Kuzhinierë të zonës prezantuan për vizitorët tava të ndryshme me koran, të përgatitura duke ruajtur recetat tradicionale dhe duke i ndërthurur ato me mënyra moderne gatimi. Për kuzhinierin Arian Ceka, gastronomia e Pogradecit ka shënuar rritje, ndërsa kombinimi mes recetave të vjetra dhe teknikave bashkëkohore ka ndihmuar që gatimet me koran të mbeten ndër më të kërkuarat nga vizitorët. Krahas promovimit të kuzhinës...
Burimi:
kultplus.com