“Porto Palermo Festival” sjell muzikën buzë detit nën dritën e hënës

“Porto Palermo Festival” sjell muzikën buzë detit nën dritën e hënës

Mbrëmjen e 22 gushtit, “Porto Palermo Festival” e zhvendosi atmosferën e tij nga muret historike të kalasë drejt shëtitores së Spilesë në Himarë, ku muzika u ndërthur me detin dhe dritën e hënës. Pas netëve të zhvilluara në kalanë e Porto Palermos, festivali vijoi programin në një skenë të hapur, duke mbledhur turistë vendas e të huaj në një prej hapësirave më të frekuentuara të rivierës shqiptare. Nën qiellin e hapur, tingujt e muzikës shoqëruan mbrëmjen e verës, ndërsa publiku e ndoqi programin pranë detit. Zhvendosja në Spile i dha festivalit një tjetër atmosferë, duke e afruar atë edhe më shumë me qytetin dhe vizitorët. Me këtë mbrëmje, “Porto Palermo Festival” vijoi të ndërthurë muzikën me peizazhin bregdetar, duke e kthyer rivierën shqiptare në një...