Një mbrëmje artistike në Londër, Ansambli Kombëtar përcolli vlerat e trashëgimisë sonë kulturore

Një mbrëmje artistike në Londër, Ansambli Kombëtar përcolli vlerat e trashëgimisë sonë kulturore

Nga Julia VRAPI Një mbrëmjeje e veçantë artistike në Londër, që solli vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore performoi për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përcjellë para publikut ndërkombëtar pasurinë dhe autenticitetin e trashëgimisë sonë kulturore. Në skenën e Shaw Theatre, në Londër, koncerti “Shqipëria në sytë e Bajronit- Zëri i Trashëgimisë” u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje të gjata. Drejtori artistik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Sokol Marsi, e cilësoi koncertin në Londër si një moment të rëndësishëm për prezantimin e këngëve, valleve dhe trashëgimisë kulturore shqiptare para publikut ndërkombëtar. “Ka net që mbarojnë me fikjen e dritave të skenës… dhe ka net që mbeten përgjithmonë të ndezura në zemër. Kjo ishte...