Monitorim në  tre muze lokalë nga IKRTK për gjendjen dhe dokumentimin e objekteve të reja muzeore

Monitorim në  tre muze lokalë nga IKRTK për gjendjen dhe dokumentimin e objekteve të reja muzeore

Nga Julia Vrapi Procesi i regjistrimit dhe dokumentimit të objekteve muzeore mbetet thelbësor për administrimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vend. Muzetë në vendin tonë prezantojnë një pasuri të rëndësishme historike dhe kulturore, e cila kërkon vëmendje të vazhdueshme në drejtim të ruajtjes, dokumentimit dhe promovimit të saj. Nga stafi i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) gjatë kësaj kohe janë zhvilluar vizita monitoruese në muzetë e qyteteve në Memaliaj, Tepelenë dhe Përmet. Nga IKRKT bëhej me dije më parë se këto vizita monitoruese në këto muze ishin për përditësimin e gjendjes së objekteve muzeore, si edhe për regjistrimin dhe dokumentimin e objekteve të reja. “Regjistrimi dhe dokumentimi i objekteve muzeore mbetet një proces i rëndësishëm për administrimin dhe evidentimin e trashëgimisë...