“Mili Fanzine”, një projekt i muzeut “Marubi” që sjell fotografitë e Gjon Milit në një krijim të ri artistik
Fotografia e Gjon Milit vjen në një formë të re shprehjeje përmes aktivitetit edukativ “Mili Fanzine”, i cili synon të ndërthurë imazhin, vizatimin dhe tekstin në një krijim të veçantë artistik. Përmes këtij aktiviteti, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë fotografinë e Milit dhe ta interpretojnë atë përmes këndvështrimit të tyre krijues. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër shprehet se aktiviteti edukativ “Mili Fanzine” fton për tu bërë pjesë e një përvoje krijuese ku fotografia, vizatimi dhe teksti bashkohen në një botim unik. “Përmes fotografive të Gjon Mili, pjesëmarrësit do të eksplorojnë forma të reja shprehjeje artistike, duke krijuar një fanzinë që pasqyron këndvështrimin dhe imagjinatën e tyre. Në këtë proces eksperimental, do të keni mundësinë të ndërthurni imazhin me tekstin dhe ilustrimin,...
Burimi:
sot.com.al