Muzeu Kombëtar i Lundrimit, rrëfenjë për lidhjen e hershme të Shkodrës me liqenin

Muzeu Kombëtar i Lundrimit, rrëfenjë për lidhjen e hershme të Shkodrës me liqenin

Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës si një hapësirë që do të rrëfejë historinë dhe lidhjen e hershme të qytetit me liqenin, lumenjtë dhe lundrimin. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga puna që po kryhet për realizimin e kësaj vepre që i shtohet ofertës kulturore e turistike të Shkodrës, ndërsa zona përjeton rritje të flukseve turistike. Muzeu Kombëtar i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik. Shkodra e ka të lidhur fort imazhin me atë të liqenit dhe një muze lundrimi i shkon tamam përshtat hovit turistik që po përjeton kryeqendra e veriut. Ky muze pritet të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor...