Ministri Gashani nga Taranto: Kosova me synime të mëdha drejt Prishtinës 2030
Në prag të garave të Taranto 2026, Ministria e Sportit dhe Rinisë ka shprehur mbështetjen për sportistët e Kosovës, të cilët do ta përfaqësojnë vendin në këtë ngjarje të rëndësishme sportive. Gjatë qëndrimit në Taranto, ministri Blerim Gashani ka prezantuar para Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së punën dhe përgatitjet e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Sipas Ministrisë, pjesëmarrja në Taranto 2026 paraqet një mundësi për sportistët kosovarë që të dëshmojnë talentin dhe përkushtimin e tyre në arenën ndërkombëtare, ndërsa Kosova vazhdon përgatitjet për një nga ngjarjet më të mëdha sportive që synon të organizojë në vitin 2030. Sportistëve të Kosovës u janë uruar suksese dhe paraqitje dinjitoze në garat e ardhshme./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com