Hapësirë – Zbulohen dy planetë gjigantë me strukturë si shkumë

Hapësirë – Zbulohen dy planetë gjigantë me strukturë si shkumë

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë jashtë Sistemit Diellor, të cilët janë aq të lehtë sa dendësia e tyre është më e ulët se ajo e të ashtuquajturit ”pambuku i ëmbël”. Ata kanë përmasa të ngjashme me Jupiterin,  por janë planetët më pak të dendur të kësaj madhësie të zbuluar deri më sot, sipas AP. Dy planetët rrotullohen rreth yllit TOI-791, rreth 1 110 vite dritë larg Tokës, në yjësinë Volans. Zbulimi u bë fillimisht nga teleskopi hapësinor TESS i NASA-s, ndërsa dendësia e tyre u përcaktua përmes vëzhgimeve me teleskopë në Tokë. Sipas studiueses George Dransfield nga Universiti i Oksfordit, dendësia e këtyre planetëve është e krahasueshme me “një shtresë të freskët shkume rroje”. Ajo shton se ka të ngjarë që ata të kenë...