SERPENTINE hap programin e saj artistik në Kukaj me premierën e “Karrocë në Ajër”

SERPENTINE hap programin e saj artistik në Kukaj me premierën e “Karrocë në Ajër”

Më 25 gusht 2026, në Kukaj, hapet zyrtarisht SERPENTINE, një hapësirë e re multidisiplinare për art dhe kulturë, me një program që bashkon teatrin bashkëkohor, muzikën, instalacionet artistike e zanore dhe forma të tjera të krijimit artistik. Vitin e kaluar, SERPENTINE prezantoi Prologun e saj përmes një performance që shënoi paraqitjen e parë publike të hapësirës dhe të konceptit të saj artistik. Këtë vit, me SERPENTINE — GENESIS, hapësira hyn në fazën e saj të hapjes zyrtare dhe nis programin e plotë artistik. Mbrëmja e 25 gushtit do të kulmojë me premierën e “Karrocë në Ajër”, me autore Arta Arifi dhe regji të Ilirjana Arifit, ndërsa shfaqja do të prezantohet edhe në dy repriza, më 26 dhe 31 gusht 2026. SERPENTINE është krijuar si një...