Mbi 824 mijë vizitorë në shtatë muajt e parë të vitit në sitet e trashëgimisë kulturore

Mbi 824 mijë vizitorë në shtatë muajt e parë të vitit në sitet e trashëgimisë kulturore

Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore në Shqipëri kanë regjistruar një rritje të ndjeshme të vizitorëve gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri publike shifrat e periudhës janar–korrik 2026, gjatë të cilës këto destinacione u vizituan nga 824,340 persona, vendas dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Shifrat tregojnë një rritje të vazhdueshme të interesit për monumentet, muzetë dhe parqet arkeologjike shqiptare. Në krahasim me vitin 2024, numri i vizitorëve është rritur me 26.4%, ndërsa krahasuar me vitin 2025, rritja është 6.3%. Në krye të listës së siteve më të vizituara vijon të mbetet Kalaja e Gjirokastrës e ndjekur nga Butrinti me rreth 160 mijë...