Ekspozitë me fotografi historike në Maliq, një udhëtim në kujtesën e Luftës Italo-Greke
Ambientet e Pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq janë kthyer në një dritare të historisë, falë ekspozitës fotografike me imazhe të realizuara nga fotografi grek Christu N. Petru Mesogiti gjatë periudhës së Luftës Italo-Greke, nga nëntori i vitit 1940 deri në mars të vitit 1941. Fotografitë dokumentojnë ngjarjet e luftës, por edhe jetën e përditshme në fshatrat e zonës së Maliqit, Korçës dhe Pogradecit, duke sjellë për publikun dëshmi autentike të një periudhe të rëndësishme historike. Sipas Petros Filippou, Mesogiti u plagos gjatë luftës dhe më pas u caktua në administratën e ushtrisë greke. Pikërisht në Korçë ai bleu aparatin fotografik, me të cilin përveç skenave ushtarake, fiksoi edhe jetën në shumë fshatra shqiptare. “Fotografitë janë bërë gjatë periudhës së Luftës Italo-Greke, nga nëntori...
Burimi:
vizionplus.tv