Dinastia Marubi, historia që ruhet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë

Dinastia Marubi, historia që ruhet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër ofron një udhëtim të veçantë në historinë e fotografisë shqiptare, përmes tre brezave të dinastisë Marubi dhe një fototeke që ruan qindra mijëra dëshmi të së shkuarës së vendit. Vizitorët mund të ndjekin nga afër rrugëtimin e fotografisë, që nga studioja e shekullit XIX, te zhvillimi i teknikave fotografike dhe deri te arkivi i pasur që ka dokumentuar Shqipërinë ndër dekada. Në tre hapësira tematike, muzeu sjell në vëmendje historinë e Pietro Marubit, Kel Marubit dhe Gegë Marubit. Pietro Marubi prezantohet përmes studios fotografike, një hapësirë ku çdo detaj kishte rëndësi dhe ku fotografia krijohej si një skenë e mirëkompozuar. Kel Marubi na çon në dhomën e errët, aty ku procesi fotografik dhe zhvillimi i teknologjisë shënuan një...