Ettore Bugatti, themeluesi i një prej markave më legjendare të automobilizmit
Më 21 gusht shënohet përvjetori i vdekjes së Ettore Bugatti, konstruktorit dhe prodhuesit të njohur të automobilave, themelues i markës së famshme Bugatti. I lindur në vitin 1881 në Milano të Italisë, Bugatti me prejardhje italiane u bë një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e automobilizmit evropian. Që në moshë të re ai u apasionua pas mekanikës dhe ndërtimit të automjeteve, ndërsa modelin e tij të parë e krijoi në fund të shekullit XIX. Pas përvojave në disa kompani automobilistike, në vitin 1910 themeloi kompaninë e tij, e cila më vonë do të bëhej sinonim i shpejtësisë, luksit dhe dizajnit të veçantë. Automjetet Bugatti u bënë të njohura për sukseset në garat automobilistike, por edhe për modelet luksoze që lanë gjurmë në historinë...
Burimi:
kultplus.com