Libri “Rebelim dhe kujtesë” nga Ardianë Pajaziti do të promovohet në KultPlus Caffe Gallery
Më 2 shtator, prej orës 19:00 në KultPlus Caffe Gallery do të promovohet libri i Ardianë Pajazitit “Rebelim dhe kujtesë”, libër i cili sjell në qendër nëntë histori grash, nëntë zëra dhe nëntë fate që kanë sfiduar mentalitete, kanë kundërshtuar regjime apo kanë dëshmuar forcë, sukses, mbijetesë, dashuri dhe përkushtim. Promovimi do të realizohet në bashkëbisedim të shkrimtarit të njohur Ag Apolloni, Arbër Selmani dhe autores Ardianë Pajaziti, ndërkohë, do të lexohen edhe copëza nga libri. Sipas autores, libri nuk është thjesht një përmbledhje bisedash, por një dëshmi e fuqishme e kujtesës kolektive dhe individuale, e ndërtuar përmes rrëfimeve autentike të protagonisteve. “Ky libër, duke prezantuar nëntë histori grash nga perspektiva e tyre dhe me zërin e tyre, frymëzon dhe inkurajon brezat”, thuhet në përshkrimin e veprës. ...
Burimi:
kultplus.com