Porti i Durrësit përpunon 2,4 milionë tonë mallra në 7 muaj, rritje 6,7%
Porti i Durrësit ka vijuar rritjen e aktivitetit tregtar gjatë vitit 2026, me rreth 2,4 milionë tonë mallra të përpunuara në periudhën janar-korrik, 6,7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Autoritetit Portual Durrës, rritja është mbështetur veçanërisht nga transporti me konteinerë, ku volumi i mallrave të konteinerizuara, në importe dhe eksporte, është rritur me rreth 28%. Të dhënat tregojnë një zgjerim të flukseve tregtare përmes portit, ndërsa rritja e aktivitetit të konteinerëve vijon të jetë një nga treguesit kryesorë të performancës portuale. Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, nga Porti i Durrësit janë përpunuar 744,782 tonë mallra për eksport, ose rreth 39% më shumë krahasuar me periudhën janar-korrik 2025. Rritja është mbështetur veçanërisht nga volumi i mallrave të...
Burimi:
kultplus.com