Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë rikthen “BIBLIOTHECÆ” pas 16 vitesh mungesë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë rikthen “BIBLIOTHECÆ” pas 16 vitesh mungesë

Revista shkencore BIBLIOTHECÆ, organi zyrtar i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë rikthehet pas 16 vitesh mungesë. Nga ky institucion një ditë më parë u bë me dije dhe rikthimi i revistës, ndërsa bashkëpunimi për të do të vijojë me muzeologë, arkivistë, etj. “Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Çdo 10 korrik festojmë ditën e themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë (1920). Në këtë datë të rëndësishme për historinë e institucionit më të lartë bibliotekar e kulturor të vendit, kemi kënaqësinë të shpallim rijetësimin e revistës shkencore BIBLIOTHECÆ, organit zyrtar të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, e cila rikthehet pas 16 vitesh mungesë. Ftojmë studiues, bibliotekarë, arkivistë, muzeologë, specialistë të informacionit dhe kërkues nga fusha të ndryshme të dërgojnë punimet...