105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri
Nën drejtimin e mësuesve amerikanë, më 22 korrik 1921 u themelua shkolla e parë teknike në vend, e cila ofronte trajnime të ndryshme profesionale. Drejtori i Shkollës Teknike Amerikane ishte mësuesi i mekanikës, Harry Fultz, i cili implementoi në Shqipëri pedagogjinë e bazuar në parimin e të nxënit përmes praktikës. Ideja për hapjen e kësaj shkolle erdhi pas një vizite të kryer në Shqipëri në vitin 1919, nga përfaqësues të Kryqit të Kuq Amerikan, të cilët konstatuan se përtej emergjencës së shërbimit mjekësor, vendit i nevojiteshin edhe institucione arsimore. Më 18 korrik 1932, Fultz la Tiranën pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit. Kjo ishte një masë e ndërmarrë nga mbreti, për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrirjen e ndikimit në vend. Fultz...
Burimi:
kultplus.com