Kryeqyteti vishet bardheblu/ Tirana fiton derbin dhe ngjitet në top 4-she, Partizani zhytet në krizë
Kryeqyteti vishet bardheblu. Tirana ka dalë me kokën lart nga “Air Albania”. Bardheblutë kanë mposhtur Partizanin me shifrat 1-3. Xhixha zhbllokoi rezultatin në minutën e 8 të takimit, por Himallari riktheu baraspeshën në minutën e 36. Rezultati 1-1 mbeti në fuqi deri në minutën e 80, kur Ilievski ktheu shifrat në favor të Tiranës. Vetëm 5 minuta më vonë Kis vulosi rezultatin përfundimtar në 1-3. Me këtë fitore Tirana shkon në top 4-she, ndërsa Partizani zhytet edhe më thellë në krizën e rezultateve./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com