Sot sfida historike/ Flamuri spanjoll dhe shqiptar bashkë në Düsseldorf
Nuk është lajm që tifozët kuqezi janë kryefjalë e këtij Europiani. Me këngë, valle dhe motive shqiptare, tifozët kanë dhunuar emocione të forta në qytetet ku ka luajtuar deri më tani kombëtarja e futbollit.
Sonte është sfida e madhe me Spanjën, por toleranca mes tifozëve është një fitore e bukur, siç shihet edhe në këtë foto të dërguar në redaksinë e ”Koha Jonë”, të një tifozi nga Spanja dhe tjetri nga Shqipëria që janë bashkë në Düsseldorf.
Shqipëria është në kërkim të historisë! Sonte në mbrëmje kuqezinjtë do të synojnë kualifikimin për herë t parë mes 16 më të mirave të Europës. Përballë do të jetë Spanja, një nga skuadrat më të mira në Botë. “La Roja” e ka siguruar kualifikimin si e para e grupit B, por nuk do të jetë e thjeshtë aspak.
Burimi