
Ndryshim, Rama emëron zv/ministrin e ri të Financave
👁2937
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Andi Memetin si zv/ministër të Financave. Në vendimin e qeverisë thuhet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Andi Memeti zgjodhi platformën “Deputeti që Duam” për të shprehur vullnetin e tij për një rrugëtimin politik me Partinë Socialiste.
Vendimi i qeverisë
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Andi Memeti emërohet zëvendësministër i Financave.
Burimi