![Imzot Giovani Peragine në krye të Kishës Katolike në Shkodër](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/01/imzot-giovani-peragine-ne-krye-te-kishes-katolike-ne-shkoder_677edd0af27c2.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Imzot Giovani Peragine në krye të Kishës Katolike në Shkodër
Kultura E Mërkurë, 8 Janar 2025 20:15
Imzot Giovani Peragine ka marrë zyrtarisht detyrën e Arqipeshkvit të Dioqezës Shkodër-Pult. Ceremonia e dorëzimit të detyrës u mbajt pranë katedrales së Shkodrës, ku iu dorëzua detyra nga Monsinjor Angelo Massafra.
Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër Pult, Imzot Peragine u shpreh se “me ardhjen në këtë Arqipeshkvi të Dioqezës Shkodër-Pult jam i vetëdijshëm se po shkel në një tokë të shenjtë një tokë e larë me gjakun e shumë martirëve, të cilët për të dëshmuar besnikërinë e tyre ndaj Krishtit dhe për të treguar afërsinë e tyre me njerëzit nuk ngurruan të japin jetën si Krishti”.
Monsinjor Peragine u caktua Ipeshkëv kuaditor në maj të vitit të kaluar pas dorëheqjes së Monsinjor Angelo Massafra, i cili shërbeu në Shkodër për 28 vite.
Burimi