Dy humbje në dy vitet e fundit, Spanja zhgënjen kur luan me “rezervat”

Dy humbje në dy vitet e fundit, Spanja zhgënjen kur luan me “rezervat”

Shqipëria do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e futbollit tonë ndaj Spanjës mbrëmjen e sotme. Një sukses i mundshëm do të na çonte për herë të parë në fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian.
Spanja e ka siguruar vendin e parë në grup dhe ndaj skuadrës së Sylvinhos do të zbresë në fushë me formacionin e dytë. Sigurisht, edhe pse jo si “yjet” që luajtën ndaj Kroacisë dhe Italisë, ekipi i dytë është i mbushur me lojtarë yje që luajnë në ekipe të mëdha dhe janë titullar.
Një statistikë nuk është shumë optimiste për ne. Që nga Botërori i Katarit, dimrin e vitit 2022, Spanja ka humbur vetëm dy herë, ndaj Skocisë më 23 mars 2023 me rezultatin 2-0 dhe në ndeshjen miqësore ndaj Kolumbisë më 22 mars 2024 me rezultatin 1-0.
E veçanta e këtyre dy ndeshjeve është se trajneri De la Fuente ka luajtur me formacionin e dytë, ashtu siç do bëjë ditën e hënë ndaj Shqipërisë.
Burimi