Blendi Gonxhja: Kalaja e Bashtovës, në kuadër të restaurimit, janë kryer këto ndërhyrje arkitekturore
Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka shpërndarë në rrjetet sociale punën restauruese që është bërë në një nga ikonat e traditës sonë kulturore, historike, siç është Kalasë së Bashtovës.
Në postimin e tij ai shkruan:
Shpallur Monument Kulture i Kategorisë së parë (I) në vitin 1948, Kalaja e Bashtovës është gjithashtu në listën tentative të UNESCO-s si Vend i Trashëgimisë Botërore.Zona ku ndodhet kalaja ishte qendër tregtimi e përdorur nga Venedikasit. Më pas, gjatë Perandorisë Osmane, kalaja u kthye në port me funksion mbrojtjen e tregtisë bregdetare. Për këtë arsye, arkitektura veneciane dhe osmane ndërthuren bukur në strukturën e kalasë.Në kuadër të restaurimit të Kalasë së Bashtovës, janë kryer këto ndërhyrje arkitekturore:▪Restaurimi dhe plotësimi i qemerëve të tullës.▪Restaurimi i bedenave të dëmtuar.▪Restaurimi i shkallëve të gurit.▪Ndriçim artistik i mureve të kalasë në pjesën e brendshme dhe të jashtme të tyre.▪Pajisja e një pjese të murit me parapet metalik, për të siguruar mbrojtjen e vizitorëve gjatë lëvizjes mbi mur.▪Plotësimi i njerës prej kullave me strukturë dekorative metalike.▪Mbyllja e aksesit në disa pjesë të murit ku ecja mund të jetë e rrezikshme.Bashkëpunimi MEKI EU4 Culture Albania UNOPS Albania sjell rezultate të prekshme për ekonominë dhe komunitetet, turizmin dhe ruajtjen e pasurive të trashëgimisë kulturore e historike!
Kalaja e Bashtovës është një kala mesjetare katërkëndore, e vendosur pranë derdhjes së lumit Shkumbin në Detin Adriatik, në qendër të Shqipërisë. Ajo u ndërtua në shekullin XV dhe shërbeu si një vend tregtie për venecianët. Zona përreth saj është e bukur dhe përfshin plazhet e Spillës, Grethit dhe Divjakën. Lumi Shkumbin ndodhet vetëm 500 metra larg. Kalaja është gjithashtu një monument natyror kombëtar, me një pyll dafinash që e rrethon dhe ofron një mjedis tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë, pamja e bregdetit shtrihet si në pëllëmbë të dorës, nga Gjiri i Durrësit deri në Divjakë dhe Karavasta. Është një mrekulli e vërtetë!Albert Vataj /Koha Jonë
Burimi