Katër muaj pa ujë të pijshëm, 92 familje në Fushë-Buall dalin në protestë para Bashkisë së Elbasanit
BANORET NE PROTESTE ELBASAN- Mungesa e ujit të pijshëm prej katër muajsh ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Fushë-Buall në Elbasan. Përfaqësues të 92 familjeve u mblodhën para Bashkisë duke kërkuar zgjidhje për ndërprerjen e furnizimit me ujë që sipas tyre lidhet me dëmtimin e burimeve natyrore gjatë punimeve për ndërtimin e një hidrocentrali. Banorët ia atribuojnë problematikën punimeve të kompanisë koncesionare 'Egnatia Hydropower'. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa theksojnë se mungesa e tij po vështirëson ndjeshëm jetën e përditshme. Në protestë ishte e pranishme edhe këshilltarja bashkiake e Partisë Demokratike Bianka Çopja e cila kritikoi Bashkinë për mënyrën se si janë trajtuar shqetësimet e banorëve. Pas protestës nënkryetari...
Burimi:
zeri.ai