Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

Mazhoranca dhe opozita nën presion, protesta sfidon politikën tradicionale në prag të zgjedhjeve lokale

Dy kampet e politikës tradicionale shqiptare po ndezin motorët e fushatës për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027 këtë fundjavë, por nga stadiumi Air Albania, një grup i tretë shpërtheu në thirrje gjatë ndeshjes Shqipëri-Finlandë mbrëmjen e 12 nëntorit. Tifozët e kombëtares shqiptare pushtuan atmosferën e fitores me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama ik”, ndërsa një banderolë e madhe mbi të cilën ishte dizenjuar një sy i gjakosur u shfaq mbi shkallët e stadiumut si dedikim për Erjon Vishkulin, 28 vjeçarin e goditur me plumb gome në sy gjatë protestave të vjeshtës në Tiranë. Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe fundin e politikës së vjetër dëgjohen çdo natë në Tiranë që prej fundit të muajit maj, kur protesta kundër ndërtimit të një...