Gëlltiti drogën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë në Maltë, 42-vjeçari shqiptar përfundon në spital në gjendje të rëndë
Një 42-vjeçar shqiptar ndodhet në rrezik për jetën në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi droge gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar arrestimit nga policia. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 11:00 të paradites, në zonën e Gjirit të Shën Palit, në rrugën Triq il-Halel, ku policia ndaloi një automjet për një kontroll rutinë, pasi konstatoi se dy personat që ndodheshin brenda tij nuk kishin vendosur rripat e sigurimit. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan se pasagjeri kishte me vete një substancë që dyshohet të ishte lëndë narkotike. 42-vjeçari kundërshtoi arrestimin dhe tentoi të largohej. Gjatë përleshjes me policinë, ai dyshohet se gëlltiti një sasi të substancës narkotike. Ai u transportua menjëherë në spitalin Mater Dei, ku mjekët e konstatuan në gjendje të rrezikshme për jetën. Edhe...
Burimi:
syri.net