Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Nuk dihet pse tani. E kuptoi pafuqinë e tij, ka bërë ndonjë pakt/pazar tjetër me Edi Ramën apo asnjëherë nuk e ka pasur me gjithë mend. Përveç kundërshtimit të përjashtimit të Elisa Spiropalit nga Asambleja e Partisë Socialiste, Erion Braçe bëri edhe hapa prapa nga dëshira e tij për të qenë kandidat për Bashkinë Tiranë. Siç mëson Lapsi.al mes 3 pikave për të cilat Braçe foli në asamble, ishte dhe njoftimi se ai nuk do më të kandidojë për Tiranën. Nuk dihet çfarë e ka shtyrë të marrë këtë kthesë ndërsa vetëm pak muaj më parë përbetohej rrugëve të Tiranës e nëpër studio televizive se do t’i shkonte deri në fund betejës për të qenë ai i përzgjedhuri i socialistëve në zgjedhjet e 9 majit....
Burimi:
syri.net