Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura
Incidente të rënda janë regjistruar të shtunën pasdite në qendër të Barcelonës, gjatë një proteste të organizuar përmes rrjeteve sociale me sloganin “Kundër sistemit”. Gjatë trazirave, 14 biznese u dëmtuan dhe u plaçkitën, ndërsa dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe në stacionet e autobusëve dhe kazanët e mbeturinave. Situata detyroi disa dyqane të mbyllnin dyert, duke lënë qindra qytetarë të bllokuar brenda ambienteve tregtare për arsye sigurie. Për menaxhimin e situatës u mobilizuan më shumë se 220 efektivë të policisë katalanase dhe Policisë Bashkiake të Barcelonës. Sipas informacioneve paraprake, janë kryer më shumë se 100 arrestime, ndërsa rreth 25% e personave të ndaluar raportohet se janë të mitur. Shumë prej të rinjve pjesëmarrës në protestë mbanin veshje të zeza dhe fytyrat e mbuluara. Tubimi ishte...
Burimi:
javanews.al