
“Bet on the Beat”, që talenti i të rinjve muzikantë në Shqipëri të njohë botën
Traditë dhe vlera artistike të promovuara bukur, përmes shfaqeve muzikore, – ishte ky, imazhi që dhuruan të rinjtë shqiptarë, të talentuar dhe të apasionuar pas muzikës, të cilët u bënë pjesë e projektit Europian “Bet on the Beat” që ka për qëllim mbështetjen e grupmoshave nga 18-30 vjeç, për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe sipërmarrëse, por njëkohësisht, duke promovuar përmes muzikës edhe vlerat e vendeve pjesëmarrëse.
Me performancat e tyre mbresëlënëse dhe plot emocione, në Shqipëri dhe Itali, të rinjtë muzikantë të mbështetur përmes këtij programi nga bashkia e Krujës, përfituan një mundësi të artë të zhvillimit të karrierës së tyre.
“Bet on the Beat”, është mundësi e Re për profesionistët e rinj të muzikës në Shqipëri. Me një trashëgimi të pasur muzikore dhe një industri krijuese në rritje, Shqipëria mund të përfitojë ndjeshëm nga ky projekt. Të rinjtë e talentuar në muzikë patën mundësinë të marrin pjesë në një program trajnimi të strukturuar, që synon të rrisë aftësitë dhe konkurrueshmërinë e tyre në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare.
Pjesëmarrësit e nisën rrugëtimin e tyre me një kurs trajnimi online, i cili u fokusua në aspekte kyçe të industrisë moderne të muzikës duke përdorur mjete interaktive si bisedat, video-konferencat dhe forumet për të lehtësuar bashkëpunimin. Gjithashtu u përfshinë në analiza dhe menaxhimin e produkteve, në marketingun digjital dhe njohjen e respektimin e të drejtave të autorit dhe privatësisë së muzikës, teknologjisë inovative dhe muzikës së qëndrueshme.
Pas përfundimit të fazës online, pjesëmarrësit udhëtuan drejt Kështjellës Santa Severa në Romë, ku u dha atyre mundësinë të aplikojnë njohuritë e marra në një mjedis real, përmes aktiviteteve në grup dhe mentorimit. Të përfundim të gjithë kësaj eksperience, pjesëmarrësit organizuan një event muzikor tërësisht të pavarur, duke menaxhuar përzgjedhjen e audiencës, përcaktimin e artistëve dhe llogjikistën e eventit, administrimin e buxhetit dhe ekzekutuan në mënyrë të suksesshme të gjithë eventin.
Kurozimi i kësaj eksperience për të rinjtë e përzgjedhur ishte shfaqja finale “Notes of Women” dedikuar grave në ditën Ndërkombëtare të Gruas si një mbështetje e pakufizuar nga sfidave të tyre dhe inkurajimit për të qenë shembulli i forcës.
Por jo vetëm, ky projekt ofroi një mundësi të jashtëzakonshme për profesionistët e rinj shqiptarë të muzikës që të zhvillojnë karrierën e tyre dhe të krijojnë lidhje me ekspertë të industrisë evropiane. Duke i pajisur ata me aftësi të reja dhe duke promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar, “Bet on the Beat” synon të forcojë praninë e Shqipërisë në skenën muzikore globale.
Burimi