Ish-ministri i Brendshëm: Dorëheqja e Ervin Demos është gjëja më e vogël
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u ka bërë thirrje studentëve të tregojnë kujdes ndaj personave të infiltruar në protestë. I ftuar në emisionin Ditari i Fundjavës me Denisa Pashollin, Lleshaj ka shprehur bindjen se në protestat e të rinjve mund të jenë përfshirë edhe shërbime të huaja. Sipas tij, shërbimet e huaja armiqësore mund të synojnë destabilizimin e vendit dhe pengimin e zhvillimit të tij. Lleshaj tha se institucionet shqiptare kanë përgjegjësinë të mbrojnë vendin nga këto rreziqe, duke shtuar se qeveria duhet të veprojë dhe të marrë vendime konkrete. I pyetur nëse priste një vendimmarrje politike në aspektin e dorëheqjes të ministrit të Brendshëm Ervin Demo, Lleshaj tha se dorëheqja është një akt përgjegjësie. Ai kujtoi gjithashtu dorëheqjen e tij nga detyra e ministrit...
Burimi:
ntv.al