Irlanda mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, Byrne: Duam të mbyllim edhe kapituj të tjerë

Irlanda mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, Byrne: Duam të mbyllim edhe kapituj të tjerë

Thomas Byrne LUKSEMBURG- Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen i Irlandës Thomas Byrne ka shprehur mbështetjen për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e vijimit të reformave për avancimin e negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Luksemburg me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren europiane për Zgjerimin Marta Kos Byrne inkurajoi qeverinë shqiptare të vijojë me reformat duke i cilësuar ato si një instrument të rëndësishëm për transformimin e institucioneve ekonomisë dhe shoqërisë. “Inkurajoj kryeministrin Edi Rama që të vazhdojë reformat. Zbatimi i reformave u jep mundësi vendeve të transformojnë institucionet, ekonominë dhe shoqërinë e tyre”, tha Byrne. Ministri irlandez theksoi gjithashtu se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian, ndërsa shprehu dëshirën që negociatat të vijojnë...