No Image Available

“Goditja e Policisë nuk është protestë”/ Ministri i Brendshëm bën thirrje për qetësi

Ministri Ervin Demo ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, duke dënuar dhunën ndaj efektivëve të policisë dhe duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë. Në reagimin e tij, Demo bëri të ditur se gjashtë punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur gjatë ndërhyrjes për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. “E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar”, deklaroi ministri. Ai u uroi shërim të shpejtë efektivëve të lënduar, duke shprehur solidaritetin e tij me ta dhe familjet e tyre. Demo theksoi se Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrat e saj, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe...