Gjashtë efektivë të plagosur në protestën para Ministrisë së Arsimit, Demo: Dhuna nuk është protestë

Gjashtë efektivë të plagosur në protestën para Ministrisë së Arsimit, Demo: Dhuna nuk është protestë

ervin demo TIRANË- Gjashtë punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur gjatë protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit. Për incidentet ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo i cili dënoi dhunën ndaj efektivëve dhe u bëri thirrje protestuesve të shmangin përshkallëzimin e tensioneve. Përmes një postimi në rrjetet sociale Demo theksoi se e drejta për të protestuar nuk mund të përdoret si justifikim për sulmet ndaj punonjësve të policisë të cilët po kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. “Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar”,...